Zbulim arkeologjik në luginën e Shalës

Një ekip arkeologësh, i drejtuar nga studiuesi amerikan Michael Galaty, ka zbuluar një zonë të re arkeologjike në luginën e Shalës në veri të Shqipërisë, me mure dhe ndërtesa të epokës së bronxit (afro 3,000 vjet më parë). “Para 500 vjetësh, njerëzit erdhën në këto zona të thella për t’iu fshehur perandorisë otomane. Ne prisnim të gjenim këtu gjëra që ata lanë pas,” thotë Galaty. Por, përkundrazi, arkeologët kanë gjetur se muret e ndërtuara në këtë zonë kanë gurë “ciklopianë”, të vendosur bashkë pa cimento, teknikë kjo që studiesit ia atribuojnë mbretërisë greke të Mikenës, gjatë erës së bronxit. Në vend të një vendi të fshehur mesjetar, ekipi zbuloi rrënojat e një fortese të vitit 800 para Krishtit, sic tregojnë testet e radiokarbonit dhe objektet e gjetura në Shalë.

“Cfarëdoqoftë arsyeja, duket se njerëzit kanë gjetur strehë tek kjo luginë që prej 3000 vjetësh më parë,” thotë Galaty. Sipas tij, zbulimi është interesant për disa arsye. Rreth vitit 800 p.K., ka ndodhur tranzicioni nga epoka e bronxit tek ajo e hekurit pikërisht në zonën në veri të Greqisë së sotme. Grekët e lashtë po dilnin nga një periudhë e errët disa-shekullore dhe po përplaseshin me mbretëritë iliriane, të cilat ndodhen pak më në jug se zona e Shalës, përgjate Adriatikut. shala-big.jpg

Ilirët, sipas Galaty-t, kanë qenë piratët klasikë të zonës, të cilët patën lufrta të gjata me romakët që përfunduan rreth vitit 160 p.K. Galaty dhe kolegët e tij mendojnë se fortesa e gjetur në luginën e Shalës, fortesa e Grunasit, mund të ketë qenë ose pjesë e mbretërisë ilire, ose një vend ku të tjerët mund të fshiheshin nga ilirët.

Këtë verë, studiuesit zbuluan se në luginë kishte 5 ndërtesa (2 prej guri), disa shtëpi balte për mbi 10-15 banorë, themelet e dy kullave, një portë hyrëse dhe tarraca të gjera. Sipas Galaty-t, në këtë zonë jetonin rreth 200-300 vetë, mosha e të cilëve u vërtetua nga analizat kimike të objekteve prej balte të gjetura atje. “Dikush ka harxhuar shumë kohë e mund për të ndërtuar muret këtu,” thotë Galaty, duke përmendur se muret ishin mbi 30 cm të trashë dhe arrinin vende-vende deri në 5 metra të lartë.

Më tej, ekipi i arkeologëve vërtetoi nëpërmjet rreth 2,000 shpimeve në tarracat e Shalës se zona ka qenë e banuar që nga viti 1,000 p.K. Dhe tarracat ishin krijuar me kujdes e planifikim të imët, një praktikë e zakonshme kjo për greket e lashtë, por e panjohur deri tani për zonën e Shqipërisë veriore.

Ekipi i studiuesve përfshinte shqiptarët Olsi Lafe, nga Instituti Arkeologjik Shqiptar dhe Zamir Tafilica i Muzeut Historik të Shkodrës. Më shumë detajë për studimin dhe studiuesit gjenden këtu.

marrë me shkurtime nga USA Today (flm Dorit për emailin)

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

9 Komente

  1. LlTako thotë:

    20 August 2007 @ 11:53 pm

    Mjaft interesant ky zbulim, shpresoj qe te kete me shume te dhena per te ne shtyp.

  2. krasta krau thotë:

    21 August 2007 @ 1:01 am

    Shume interesant vertet, kur ta hapet veriu dhe malesia e pa germuar shqiptare, kane per tu gjet thesare te vertate… Te pakten me ne fund doli qe kemi pasur qyteterim po aq te lashte se migenasit… besoj qe shume teori qe duken qesharake tani per tani mbi shqiptaret dhe qe studiuesit spara i marrin ne kosiderat do te fillojne te shihen seriozisht,…………

  3. Julius thotë:

    21 August 2007 @ 1:16 am

    besoj qe shume teori qe duken qesharake tani per tani mbi shqiptaret dhe qe studiuesit spara i marrin ne kosiderat do te fillojne te shihen seriozisht,…………

    Ne te paret duhet ta shohim veten seriozisht.

  4. Grupi thotë:

    21 August 2007 @ 3:44 am

    Shume interesant vertet…por fatkeqsisht ky arkeologu Amerikan eshte nje injorant amator tipik…qe ben cdo gje “Greke”. Lexova artikullin ne anglisht te shkruar per kte ngjarje…dhe idioti thoshte se ky eshte nje vendbanim Grek per tu mbrojtur nga “piratet” Iliri.

    Eshte nje injorance e thelle midis historianve dhe arkeologve te huaj…qe Greket kishin cdo gje…dhe Iliret ishin “pirate dhe hajdut”.

    Ky zbulim nuk eshte aspak i cuditshem…eshte i rralle vetem ne trojet Shqiptare…por qytete Ilire te kti stili dhe te ksaj epoke ekzistojne ne Kroaci dhe Bosnje…bile qytete e para Ilire te ndertuara ne kte stil gjenden ne Kroaci dhe datojne nga shekulli i 12 p.e.s. Ne territorin e Shqiperise…deri tani me te herrshmet qe jan zbuluar datojne nga shekulli i 6 p.e.s (qe jane zbuluar te pakten).

    Ne kte artikull thuhet ne menyre te fshehte se ky eshte “vendbanim per ata qe mbroheshin nga piratet Ilir”…dhe e krhahason me “stile Greke”. Ne artikullin anglisht ai e thot troc se mendon se eshte vendbanim Grek. Eshte nje mekat i vertet…se sna mjafojne turma e injorantve qe i quajn cdo gje ne jug te Shqiperise si Greke…po tani na dolen Greket edhe ne Shale!!

    Kuptohet qe eshte vendbanim Ilir dhe s’ka asgje te bej me Greket…po nuk do me cudiste sikur per ca vite te degjonim ndonje “historian” te huaj te thot te kunderten…dhe ndonje injorant ne Shqiperi ta besoj.

    E kuptohet qe Iliret nuk ishin “pirate e hajdute”…por ajo eshte pune tjeter.

  5. preparat thotë:

    21 August 2007 @ 8:18 am

    Të qesh përpara, apo të qaj. Në shekullin e 8 p.e.s grekët mezi kishin arritur të pushtonin disa fise pellazge në jug të gadishullit, ndërsa ky “mjeshtri” thotë që kishin mbërritur deri në veri të Shqipërisë së sotme administrative.

    WTF? OMG!!! OLD Wallz Must be Greek LOL!!! Im teh best archeolog!

  6. berti thotë:

    21 August 2007 @ 9:52 am

    Ketyre budallenjve qe kane arritur ne kete perfundim pas germimeve qe kane bere ne Shale po ju jap nje material te shkurter:

    “Ne mungese te shkrimeve pellazge (qe jane shkaterruar ndoshta nga pushtuesit Helene), ata kane lene gjurme gojore si psh : epopete e quajtura homerike, emrat e mitologjise se ashtuquajtur greke, toponimet, oronimet, eponimet, anthroponimet qe dhe sot nuk mund te shpjegohen vecse me gjuhen e sotme shqipe. Pa folur fare per gjurmet paleontoligjike dhe arkeologjike ne shpellate e banuara, rrasat dhe ndertesat ciklopike te quajtura pellazgjike, muret e para rrethuese te akropolit te Athines te quajtura pelargikon, fortifikatat e Mikenes, Argosit, Korinthit, Pylosit etj. Duke iu shtuar ketyre dhe tekstet e autorve antike qe konfirmojne unanimisht qe pellazget ju kane trasheguar heleneve kultet e tyre, kulturen e tyre dhe gjuhen e tyre.

    Herdodoti ka konfirmuar qe Jonet ishin pellazge te kthyer ne Helen, pasi kishin mesuar greqishten dhe qe mbreterit e Dor�ve ishin nga mbretrit Egjiptiane. Pra meqenese gjuha shqipe arrin te deshifroj � pellazgjishten e vjeter �, Iliret (paraardhes te mirenjohur te Shqiptarve) nuk mundet te jene vecse pasardhes te pellazgve. Kjo eshte matematike.

    A nuk u mjaftojne keto arkeolgeve, historianeve, gjuhtareve qe te kuptojne se kush jane ne te vertete Pellazget, dhe pasardhesit e vetem te tyre? A mos valle duhet te presin qe te zbulojne nje �gur rossete� (gur me shkrime te lashta qe shenoi fillimin e deshifrimit te hieroglifeve) per tu bindur? “

  7. Pjer Thomas thotë:

    21 August 2007 @ 8:32 pm

    Bashkohem me mendimin e Grupit, sepse mbi te gjitha , ishin romaket qe çonin djemte e tyre te studionin ne Iliri (Durres/Durrah etj) , deshmi qe na i kane dhene vete shkrimtaret romake te asaj kohe (2000 vjet perpara). Kjo tregon se zhvillimi i Ilirise ka ecur paralel me vendet rrotull, per te mos thene se ka qene pak me lart.

  8. bledi thotë:

    24 August 2007 @ 10:00 pm

    Problemi ne keto kerkimet arkeologjike, eshte se japin konkluzione menjehere e te pabazuara.
    Shume arkeolog tani bejne snobin e qe te futen ne gazeta e marim njohje kerkojne vetem per objekt greko-romake, keshtu per tu integruar ne ato pjes te akiologjise qe eshte e stabilizuar per kerkimet greko romake.

    Arkeologjia jone nuk i ka dhene zgjidhje shume probleme te ilireve, nuk kerkon fare ne zonat ilire , madje dhe shkodra kryeqyteti i ilireve qe u be beteja e famshme me romen pershkruar me hodhesi ne libra, nuk eshte gjetur.

    Keta studiusit e huaj shumica jane spekullat, sipas dhe nje mikut tim arkeolog. Vine bejne ca germime per te fituar fonde me teper, e perpiqen te japin konkluzione menjehere per arsye jo shkencore.

    Kujtoj para ca kohesh nje deklaroi se gjeti gur te vjeter te shahut ne Butrint, para se dihej se kishte ardhur ne europe.
    E kjo zuri gjithe faqet e gazetave ne bote.
    E shume arkeolog ne shqiperi e quajten spekullative kete deklarate, e qe atehere ajo nuk eshte sqaruar plotesisht ca qe.Po beri zhurme.

    Me qe tani diskutohet per Akademi e shkenca, shteti duhet te japi para e projekte per te punuar ne qytet e kulturen Ilirire.

    Se per fat te keq shume here arkeologjia eshte mare per arsye komerciale me teper per kulturen greko romake sesa te fokusohet te iliret e gjurmet e tyre per te cilet ka shpezuar pak kohe.

    Shikoni dhe germimet qe bejne ne qytetet e njohura me gjurme te forta te ndikimit grek ose te perandorise romake.

    Do kisha deshiren ti shikoja te kerkonin dhe per zonat ilire, po kuptohet edhe qeveria duhet ti nxis e finacoj.

  9. bilderberg thotë:

    25 August 2007 @ 8:53 pm

    JAM PLOTESISHT DAKORD ME BERTIN !!!
    Historia e grekeve te lashte eshte plotesisht e shtremberuar dhe e shaterruar edhe perr faj te shqipetareve vet qe nuk kan qene te afte si gjate historise ashtu edhe ne ditet e soteme te nxjerrin ne drite faktin qe pellazget (bashke me keltet) e 2000 vjeteve me pare ishin banoret e vetem dhe unike te ballkanit!
    Germimet ne Shale vertetojne edhe nje here qe pellazget ishin nje komb i vetem!!!
    .
    The mythology of greek it isn’t greeks but is Albanian, all the names and words have sense only in albanian language! Informed your self take an Albanian dictionary and the Iliad in original language like Homer write it, comparate the worlds by your self!When Homer was born, the Greeks had just recently learned how to use the alphabet from the Phoenicians. Homer lived around 700 BC, in the Archaic period in Greece. No one knows where in Greece he lived exactly, and Homer didn’t make up these stories, or even the words, himself. The Greeks lived in a lot of little city-states they do not have a nation and in the Bronze Age each one had in its own city a king.Before the Trojan war there is no indication of helens.Greeks were invited by pelasgians in their cities and now the greeks pretend the land is theirs.
    An oft-quoted passage from the 4th c. AD Jewish writer Adamantius Judaeus is used to prove that the original Greeks were tall, pale, blond and light-eyed, not dark like they are today! According to mythology Illyrios was the child of Cadmus & Harmonia. And Cadmus was the son of Agenor who was a greek hero! So all old greeks were pelasgians. So the old helen only by languge different from other pellasgians(illyrians, epiriots, macedonians).They rapresent only a partial culture of a big nation. The question is:”what are the new greeks”?

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com